Bota Vetëizolohet nga koronavirusi kryeministrja e Finlandës

Vetëizolohet nga koronavirusi kryeministrja e Finlandës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka vendosur të vetëizolohet në shtëpinë e saj për disa ditë pasi një person që punonte në rezidencën e saj ka pasur kontakte të afërta me një të infektuar me koronavirus.

Zyra e shtypit të kryeministres konfirmon se Marin i është nënshtruar një testi për Covid-19 dhe se nuk ka shfaqur simptoma.

Pak kohë më parë 34 vjeçarja Marin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi u bë kryeministrja më e re në të gjithë botën.