Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë me 20 ditë burg për Nezar Seitin, i konsideruar anëtar i grupit kriminal të Habilajve.
Gjatë kësaj kohe, prokurorëve të çështjes do t’u duhet të provojnë lidhjet e të pandehurit me Habilajt, të akuzuar për trafik narkotikësh.
Në bazë të provave që do të paraqiten trupa gjykuese do të vendosë edhe për ekstradimin ose jo të tij në Itali.