Aktorit të famshëm të Hollivudit, Nicolas Cage duket se i mbaroi shpejt mjalti i martesës, pasi vetëm 4 ditë pasi i dha fund beqarisë, ai ka kërkuar anulimin e martesës.
Mediat raportojnë se ylli i filmit “Face off” ka kërkuar anulimin e martesës nga bashkëshortja Erika Koike të mërkurën.
Regjistrimi në gjykatë tregon se aktori 55-vjeçar ka kërkuar divorc nëse anulimi nuk është i mundur.
Nicolas dhe Erika nisën të dilnin bashkë në prillin e vitit të kaluar, kur u fotografuan gjatë xhirimeve në Puerto Rico.
Aktori bëri kërkesë për një licencë martese me grimieren dhe u kurorëzua të shtunën në Las Vegas.
Kërkesa e papritur për anulimin e martesës së Cage vjen pas disa pamjeve të çuditshme që u publikuan disa ditë më parë kur aktori u filmua duke i bërtitur partneres në rrugë, i dehur.
“Gjatë gjithë kohës ai po përtiste ‘do më marrë të gjitha paratë’ dhe ‘ish-i i saj është i droguar’”, raporton “Daily Mail”.
Kjo ishte martesa e katërt e aktorit. Ai ka qenë i martuar më parë me Patricia Arquette nga viti 1995 deri në vitin 2001.
Pas ndarjes së tyre, Cage filloi të dilte me Lisa Marie Presley. Çifti u martua në gusht të vitit 2002 dhe u divorcua vetëm tre muaj pas martesës sekrete në Hawaii, sipas “People”.
Cage u martua më pas në vitin 2004 me Alice Kim, një kameriere që punonte në një restorant të cilin ai e frekuentonte dhe bënë dhe një fëmijë që e pagëzuan me emrin Kal-El. Kal-El ishte fëmija i dytë i Cage pas Weston, i lindur në vitin 1990 me të dashurën e aktorit Christina Fulton.