Ajaxi humbi të enjten në mbrëmje me rezultatin 1-0 në Spanjë ndaj Getafes, por loja ishte skandaloze. Spanjollët pas shënimit të golit dhuruan një shfaqje të shëmtuar duke simuluar, vonuar lojë. Holandezët u ankuan, ndërsa kulmi u arrit me Rayan Babel që imitoi lojtarin spanjoll.
Ai filloi të tallej me futbollistin vendas dhe nuk kishte faj, pasi statistikat e tregojnë qartë makthin e përjetuar nga “Harkëtarët”. Në fushë janë luajtur vetëm 42 minuta dhe 36 sekonda futboll aktiv. Pjesën tjetër, topi ka qenë jashtë, ose lojtarët e Getafes të shtrirë në fushë. Kjo është ndeshja e dytë më e shkurtër në historinë e Europa League.
42:36 – The ball was in play for just 42 minutes & 36 seconds during Getafe – Ajax, the second-shortest amount of time in a Europa League game (since 2009). Patience. pic.twitter.com/FjQSNT71h5
— OptaJohan (@OptaJohan) February 20, 2020