Vetëm dy raste të reja nga 1693 testime të kryera për Covid-19. Këto janë të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë këtë të diel.
Të infektuarit janë nga Shkodra dhe Librazhdi.
Autoritet njoftojnë se nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Ndërkohë është ulur edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë spitalore. 5 janë të shtruarit, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit lajmërohen edhe 8 të shëruar, duke e çuar numrin total në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjitha bashkitë mbeten ende 118 raste aktive.