Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për problemet e tij me shëndetin për shkak të të cilave vetëm në SHBA udhëton me B|usiness class”.
Rama tha se ky është rasti i vetëm kur përdor “Business class” për të udhëtuar pasi për shkak të distancës i krijohen pasoja në vertebrën 4 dhe 5.
Rama deklaroi se kjo është histori basketbollistësh.
“Ministra, kryeministri dhe ministrat nuk udhëtojnë me “Business class”. Një rast i veçantë është problem im shëndetësor kur duhet të iki në Amerikë për shkak të distancës shumë të ngushtë sepse më krijon pasoja në vertebrën 4 dhe 5.
Histori basketbollistësh. Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhurata kanë një limit”, tha Rama.
Rama u shpreh se është i gatshëm të vazhdojë marrjen në pyetje deri nesër në mëngjes ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës nën drejtimin e tij ka bërë një landfill për plehrat pasi ka alergji prej tyre.
“Unë kam të gjithë disponimin që deri nesër që çfarëdo të thotë të vazhdojmë. Lopë si hipototamë i kam parë në Porto Romano.
Këto krijesa i deformoi politika mjedisore e atyre që ishin para nesh. As ju nuk keni lidhje. As ne nuk kemi lidhje sepse nuk janë këtu.
Sa i përket Sharrës e njoh shumë mirë. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim ka bërë një landfill për plehrat. E kam shumë problem bashkëjetesën me plehrat. Më krijojnë alergji”, tha Rama.