Një shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në Moncalvo Itali.
Ngjarja ndodhi në aksin Moncalvo-Casale.
Dy automjete tip Fiat Punto dhe një Audi u përfshinë në aksident.
Telo Kurti jetonte në Via Mazza në Ottiglio sëbashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të cilët kishin marrë nënshtetësinë italiane një javë më parë.