Një multimilioner nga Las Vegas, do iu dhurojë çmimin marramendës prej 1 milion dollarësh nëse i përgjigjeni saktë vetëm një pyetjeje.
75-vjeçari Robert Bigelow, njoftoi se e ka hapur këtë konkurs ese për shkencëtarët që kanë përvojë në fushën e neurologjisë dhe psikologjisë. Eseja duhet të ketë 25000 fjalë dhe duhet të argumentojë nëse ekzistenca e një shpirti vazhdon pasi trupi i njeriut vdes.
Një panel akademikësh dhe shkencëtarësh mjekësorë do të gjykojnë tezat dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021.
Sipërmarrja e tij e fundit është frymëzuar nga vdekja e gruas së tij për më shumë se 5 dekada, Diane Mona Bigelow.
Megjithatë, miliarderi rrëfen se ka qenë i magjepsur me përvojat paranormale dhe jashtëtokësorët që nga fëmijëria, për shkak të disa historive personale.