Njësoj si një ditë më parë, edhe sot gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një person i infektuar me Covid-19 dhe asnjë viktimë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 3348 testime dhe ka rezultuar i infektuar me koronavirusin Covid-19 vetëm një qytetar në Tiranë.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me Covid-19 në vend.
Vetëmnjë pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.