Vetëm një rast me koronavirus është zbuluar gjatë ditës së sotme në vendin tonë.
Megjithatë Covid gjatë ditës së sotme i ka marrë jetën një qytetari 83-vjeçar nga Tepelena.
Në spital po trajtohen 3 pacientë, nga të cilët 2 janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në vendin tonë janë 107 pacientë aktivë me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.