Një ushtar amerikan është bashkuar me dashurinë e jetës së tij, të cilën e njohu në mes të Luftës së Dytë Botërore.
KT Robins, tani 97 vjeç ishte caktuar në Francë, ku takoi Jeannine Ganaye, sot 92 vjeçe dhe u dashurua me të, por rrugët e tyre u ndanë.
Atëherë ai ishte vetëm 24 vjeç dhe Jeannine ishte 18 vjeçe.
Ata u takuan për herë të parë në vitin 1944 në qytetin Briey.
Për fat të keq, Robbins qëndroi vetëm dy muaj pasi e dërguan në një vend tjetër.
“Kur u largua makina e tij unë qava shumë, sigurisht isha e mërzitur. Shpresoja që pas luftës të mos kthehej në Amerikë“, tha Jeannine për median franceze.
Të dy vazhduan jetën e tyre dhe u dashuruan sërish, por nuk e harruan kurrë njëri-tjetrin.
Robbins kishte ruajtur një fotografi të së dashurës franceze dhe i kërkoi një grupi gazetarësh ta ndihmonin për ta gjetur sërish.
Fatmirësisht ata e gjetën në një azil dhe i thanë veteranit: “Ajo është gjallë dhe është duke të pritur”.
Kur u takuan, përqafuan gjatë njëri-tjetrin duke shkëmbyer shikimi plot dashuri dhe puthje.
Këtu vërtetohet shprehja “Kur është e shkruar të përfundoni bashkë“.