Me 8 dhe 9 maj, “filiali” i Vetëvendosjes në Tiranë, pritet ta promovojë veten duke kundërshtuar praninë në kryeqytetin shqiptar të dy liderëve serbë të rajonit; Aleksandër Vuçiçit dhe Milorad Dodikut të Republika Srpska.
Ata do jenë në kuadër të samitit rajonal të “Bërdo-Brion”-it, por, me gjuhën Boiken Abazit, njeriut që pritet të drejtojë Vetëvendosjen e Shqipërisë, dyshja serbe, siç njofton ai në Twitter, janë shpallur “non grata”.
“Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik janë persona ‘non grata’ në Shqipëri. Më 8 maj, ora 18:00, në Tiranë, qytetarët do të mblidhen për të kundërshtuar politikën e tyre supremaciste dhe shoviniste dhe për të kundërshtuar vizitën e tyre në Shqipëri për samitin “Brdo-Brion”, shkroi Abazi.
Ky pritet të jetë dhe aksioni i parë politik i Vetëvendosjes, dega Tiranë.