Aktualitet Vetëvritet ekzekutori i gruas pas përplasjes me policinë

Vetëvritet ekzekutori i gruas pas përplasjes me policinë

Këto janë pamjet kur 55-vjeçari, Gjergj Mullalli, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Luizës gjendet nga policia i vetëvrarë në afërsi të një banese të braktisur në fshatin Zëmblak të Maliqit.

Ai mësohet se ka qëlluar veten e tij me një plumb në mjekër, çka i ka shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Mullalli mësohet se ka pasur një shkëmbim zjarri me policinë, përpara se t’i jepte fund jetës.

Ndërsa, pranë trupit të pajetë të 55-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe armën tip kallashnikov me të cilën ai ekzekutoi gruan e tij të cilën më pas e hodhi në gropë septike.

Nëna e autorit, tregon për mediat se me djalin e saj, Gjergjin u takua për herë të fundit disa ditë më parë teksa rrëfen se si e mori vesh vrasjen e kryer prej tij.

Pas vetëvrasjes së Mullallit, policia gjeti një libër në afërsi të vendit ku ai i dha fund jetës. Në faqet e atij libri autori kishte bërë shënime të ndryshme mes të cilave dhe një ku shkruante, “fillimisht do vras gruan e më pas veten”.

55-vjeçari dyshohet se e vrau bashkëshorten Luiza Mullali, 46 vjeçe për motive xhelozie. Ata ishin në proces divorci pas 25 vitesh martesë nga e cila kishin sjellë në jetë fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë.