Aktualitet Vetëvritet me automatik 29-vjeçari në Tiranë

Vetëvritet me automatik 29-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Gracen të Tiranës. Një 29-vjeçar është vetëvrarë me automatik.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që i riu ka ndërmarrë këtë akt të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

“Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.