Politika Vetingu në politikë, Basha: T’i japim fund pandëshkueshmërisë

Vetingu në politikë, Basha: T’i japim fund pandëshkueshmërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, me vettingun në politikë.

Në Twitter, Basha tha se duhet të pastrohet politika nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve.

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve”, shkruan Basha.