Vetoja europiane ndaj Maqedonisë së Veriut nxit frustrimin e Ballkanit, e titullon BBC artikullin dedikuar hezitimit të Brukselit për çeljen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.
Refuzimi i BE përcolli një mesazh të zymtë te vendet e tjera të Ballkanit, te Kosova dhe Bosnja, që aspirojnë ta marrin statusin kandidat dhe Serbia e Mali i Zi, të cilat prej shumë vitesh janë në negociata anëtarësimi. Vendimi i ka reflektuar që tani pasojat, shkruan gazetari Gai Delani. Lideri i partisë që fitoi më shumë vota në zgjedhjet ne Kosovë, ka sugjeruar heqjen ministrisë së integrimit Europian, ndërsa Serbia nënshkruan marrëveshje më unionin ekonomik euroaziatik të dominuar nga Rusia, pa u shqetësuar nga ndikimet që kjo mund të ketë.
Moska, kujton BBC, foli për mundësinë e ftesës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union, sugjerim që u refuzua nga Zaev. Prestigjiozja britanik ndalet kryesisht te rasti i Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kryeministri Zoran Zaev u la me frymën pezull, ndërsa Emmanuel Macron, i vetmi që i tha jo mes liderëve të europian, luajti rolin e antagonistit. Vetoja franceze e ktheu në një tallje pohimin e Zoran Zaev për popullin e tij, se ndryshimi i emrit do t’i hapte dyert anëtarësimit. Duke kujtuar vështirësitë dhe kostot e marrëveshjes së Prespës, BBC shkuan se refuzimi ishte një goditje e rëndë veçanërisht për brezin e ri. Gazetari Delani përmend rrezikun e moszbatimit të marrëveshjes së Prespës, çka mund t’i jepte fund paqes me fqinjin grek dhe shanseve për anëtarësim.