Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra kryetarin e pezulluar të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno.
Para vendimit, Petrit Çeno ka qenë nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv.
Ai e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtar dhe më pas si kryetar i Gjykatës së Apelit Durrës prej më shumë se 15 vitesh.
Në nëntor 2013, Çeno u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës së Lartë, por dekreti u rrëzua nga votat e mazhorancës në Parlament.
Ndërsa në vitin 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një procedim penal ndaj Çenos dhe dy gjyqtarëve të tjerë, të cilët u akuzuan se kishin përfituar një udhëtim falas në Madrid nga një biznesmen, palë në një proces gjyqësor, për të parë ndjeshjen Real Madrid-Barcelona.