Në fushë është një kampion, por jashtë saj gjithmonë një njeri problematik. Bëhet fjalë për mesfushorin e Interit, Arturo Vidal, i cili dyshohet se ka thyer rregullat e karantinës, ndonëse është prekur nga koronavirusi dhe është vendosur në izolim.
Autoritetet në Kili kanë kërkuar hapjen e një hetimi për këtë rast, pasi dyshohet se mesfushori Vidal ka dalë nga izolimi dhe ka takuar një modele, megjithatë deri tani të dy palët kanë mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë.
Vidal udhëtoi drejt Kilit më 25 maj për t’iu bashkuar përfaqësueses në grumbullimin para Copa America-s, por edhe pse në kushte të rrepta karantinimi, sërish shkoi për të ndjekur një garë me kuaj dhe më pas për të darkuar me disa miq të tij.
Kjo bëri që në tamponin e pak ditëve më vonë të rezultonte pozitiv dhe të vendosej menjëherë në izolim, teksa tashmë do t’i duhet të mposhtë koronavirusin, para se të rinisë stërvitjen me përfaqësuesen e Kilit.