Bota VIDEO/ Autokolona e Putin lëviz në mes të natës, çfarë po kurdis...

VIDEO/ Autokolona e Putin lëviz në mes të natës, çfarë po kurdis lideri rus?

Një lëvizje e pazakontë e autokolonës së presidentit Vladimir Putin në rrugët e Moskës, ka rritur frikën se lideri rus është duke përgatitur një lëvizje të re për luftën në Ukrainë.

Limuzina Aurus e kreut të Kremlinit theu qetësinë e Kremlinit, ndërsa bashkë me autokolonën kaloi me shpejtësi për të mbërritur në pallatin presidencial.

Ende është e paqartë arsyeja se përse Putinit iu desh me urgjencë që të shkonte në zyrë, pasi ai zakonisht i regjistron deklaratat drejtuar popullit rus, ashtu edhe si bëri me rastin e nisjes së luftës në Ukrainë.

Ngjarja u regjistrua disa orë pasi avionët rusë bombarduan stacionin e trenit në Ukrainë, ku 22 persona u vranë, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Politikanët dhe analistët deklarojnë se Putin shumë shpejt mund të shpallë Ukrainën shtet terrorist, ndërkohë që ka nga ata dhe që mendojë se do të ketë një përshkallëzim të luftimeve pas paketës së re të ndihmës së ofruar nga SHBA-ja për Kievin.