Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërriti për takim në një lokal pranë RTSH-së për takimin me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të Lëvizjes Demokratike të Gruas, disa protestues kanë hedhur vezë ndaj tij.
Sikurse shfaqet në pamjet e mëposhtme makina e tij është qëlluar me vezë nga të rinj të FRPD që po protestonin jashtë ambienteve ku po zhvillon Basha takimin.
Të rinjtë i kanë dalë para kreut të PD dhe i kanë bllokuar rrugën. Në video dëgjohet teksa ata bëjnë thirrje “ik, ik”, dhe janë përplasur me shoqëruesit e tij.