Publikohen të tjera pamje të grabitësit të filialit të bankës brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë.
Video më poshtë është publikuar nga Panorama. Aty shihet autori ende i paidentifikuar i cili largohet përmes një rrugice në zonën ku ndodhi ngjarja.
Në njërën dorë ai mban një qesen me paratë e grabitura dhe në tjetrën që e mban në xhep dyshohet se ka armën me të cilën ka kërcënuar punonjësit e bankës.
Ai largohet me vrap, teksa shihet qe ka kapele dhe kapuç në kokë.
Gjatë largimit është shkëmbyer edhe me një zonjë e cila nuk ka kuptuar asgjë.
Ai arriti të grabisë rreth 5 milionë lekë të vjetra.