Kryeministri Edi Rama shfaqet tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
Është Ermal Mamaqi ai i cili i është futur kryeministrit Rama edhe në dush.
“Po mbylle mor atë gojë” dëgjohet t’i thotë me humor Rama Ermalit teksa lan kokën.
Nga dushi te makina e në studion e tij duke pikturuar, i bojatisur e i bërë pis, shefi i qeverisë ka befasuar gjithkënd më këtë dalje të tij.
“Kur do flasim”, bërtet Ermali i cili nuk i ndahet kryeministrit.
Kjo video është regjistruar vetëm dy ditë më parë, pra në datën 30 dhjetor.
Për më tepër ndiqni këto momente nga videot pikante deri në shfaqjen e emisionit, të shtunën më 5 janar.