Hoffenheim-Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e 24-t të Bundesliga-s, po bën xhiron e rrjeteve sociale për episodin e ndodhur në minutën e 78-të të ndeshjes.
Tifozët e Bayern kanë shpalosur një mesazh fyes kundrejt pronarit të Hoffenheim, Diemtar Hopp, dhe ndeshja është ndërprerë për disa momente, për të rifilluar më pas me lojtarët e dy ekipeve që e kanë mbyllur sfidën duke ia pasuar topin njëri-tjetrit në shenjë proteste për gjestin e tifozëve.
Pas përfundimit të sfidës, të dy ekipet dhe drejtuesit e Bayern Munich i kanë dhuruar një duartrokitje të gjatë Hopp-it për t’u distancuar nga gjesti i turpshëm i tifozëve të tyre.
Quite incredible scenes at full-time in Hoffenheim…
Karl-Heinz Rummenigge and Oliver Kahn are among those on the field paying respect to Dietmar Hopp after players agreed not to score in the final minutes.#BTSportScore pic.twitter.com/79Phf5tJik
— BT Sport Score (@btsportscore) February 29, 2020