Aktualitet VIDEO/ Momenti i vrasjes së Elton Javorit në Fier, autori e qëllon...

VIDEO/ Momenti i vrasjes së Elton Javorit në Fier, autori e qëllon viktimën në ecje e sipër

Kanë dalë pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Erjon Javori, i cili është qëlluar me armë paraditen e së enjtes rreth orës 11:00 pranë banesës së tij në Fier në lagjen “16 Prilli”.

Vizion Plus ka siguruar momentin kur autori i dyshuar i krimit Agim “Agli” Gashi 35-vjeç, afrohet me makinën e tij pranë mjetit që po lëvizte Erjon Javori, dhe e qëllon me armë.

Siç shihet edhe në pamjet, Gashi i cili udhëton me mjetin “Mercedez Benz” afrohet në krahë të mjetit “Porsche Cayene” të drejtuar nga Elton Javori, dhe nga dritarja e pasagjerit e qëllon me armë dhe më pas largohet me shpejtësi.

Ndërkohë mjeti i drejtuar nga Elton Javori vijon rrugën edhe për disa metra dhe pastaj ndalon.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria e Fierit dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se bëhet fjalë për një konflikt të krijuar pas një krushqie të prishur.

Megjithatë pavarësisht këtyre dyshimeve policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.