Një marinar francez 71-vjeçar po lundron aktualisht nëpër oqeanin Atlantik me një fuçi prej druri, për ndërtimin e së cilës iu deshën disa muaj.
Këto pamje janë filmuar në muajin tetor dhe tregojnë Jean-Jacques Savin duke provuar varkën e tij.
Udhëtimi nisi nga El Hierro në ishujt Kanarie të Spanjës dhe do të zgjasë rreth 4,500 kilometra për të përfunduar në ishullin francez Martinique ose Guadeloupe të Karaibeve brenda tre muajve.
Lëvizja e fuçisë varet vetëm nga rrymat e oqeanit dhe erërat sipërfaqësore të tij.
Ndërsa ndodhet në det, 71 vjeçari nuk ka ndërmend të humbasë asnjë festë ai ka marrë ndër të tjera verë të bardhë për Vitin e Ri dhe një shishe verë të kuqe për ditëlindjen e tij në janar.
Video është postuar nga Zëri i Amerikës.