Debati mbi refuzimin nga BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë ka qenë i ashpër në çdo studio televizive, por askund nuk ka ndodhur si në studion e TV Apollon.
Gjatë debatit në emisionin “Fakt +”, gazetarja nuk është përmbajtur më duke sharë më “libër shtëpie” ndërsa ishte live.
Ndërkohë që të ftuarit debatonin, dikush nga regjia apo kameramanët është duke bërë zhurmë, gjë e cila ka acaruar gazetaren, e cila ndërhyn duke thënë: “O çuna, po pushoni morë ja .. robt tani..”.
Ndërhyrja nuk ka kaluar pa habi tek të ftuarit, ndërsa videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale.