Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e Policisë së Shtetit për të promovuar femrat police, ka prezantuar edhe Rezin e repartit RENEA, si një shembull.
“Rezi është një kampione jo vetëm në basketboll por në shoqëri se është shprehja më kuptimplotë e asaj që mund të bëjnë njerëzit e talentuar të këtij vendi.
Por Rezi këtu ka qenë edhe më parë, s’ka ardhur sot në polici, por ka qenë e tradhëtuar e veshur keq, dhe mbi të gjitha me kolegët e vet është gjendur jo një herë gafil përballë bosave të krimit, jo nga paaftësia por nga mungesa e vullnetit të saj, por nga telefonatat që bëheshin prej kësaj godine për të dekonspiruar operacionet fantastike të trupës së RENEA-s.
E megithatë kanë luftuar si luanë pa marrë mbrapsht vlerësimin moral dhe material që detyrohej ky shtet. Do i krijojmë RENEA-s kushtet më optimale pasi po përfundon ndertimi i kompleksit për ta dhe mua më mjafton Rezi bashkë me 3 nga ju për të mundur 5 burra të RENEA-s në basketboll sa të bëhet gati kompleksi. Ky është një premtim Rez dhe ne do e mbajmë live në fb”, tha Rama.