Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka folur për Kosovën dhe shpërnguljen e familjes së saj në Britaninë e Madhe, në emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.
Në këtë emision krijuesja e hitit botëror “Anywhere” tregoi për shpërnguljen e familjes së saj në Londër, ku nëna e këngëtares u diagnostikua me kancer të gjirit, sëmundje të cilën e mposhti me sukses.
”Është një vend i vogël me 1.3 milion banorë në Europën Lindore unë jam shpërngulur në Angli kur isha një vjeç dhe prindërit e mi nuk flisnin anglisht dhe krijuan një jetë të re për ne”, ka thënë Rita Ora.
”Të them të drejtën, nëna ime është heroinë për mua. Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por është mirë. U diagnostikua pastaj studioi për psikiatri dhe e mësoi anglishten”, ka treguar Rita teksa u shpreh për familjen e saj.