Mbledhja e komisionit hetimor për kompaninë CEZ ka degjeneruar në sherr midis kreut të komisionit Taulant Balla dhe deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani. Ky i fundi i ka fikur mikrofonin disa herë Ballës, çka e detyroi atë të mbyllte mbledhjen. Shkak janë diskutimet në lidhje me një nga dëshmitarët për këtë çështje, Nue Kalaj.
DEBATI
Ristani: Është bërë një transaksion në 2009 dhe është bërë një veprim tjetër më vonë.
Balla: Se atëherë ishte në pushtet ti, babai i Shkëlzenit dhe ai.
Ristani: Që ta dish mirë dhe vërë vath në vesh në këto raste hyn afati i parashikimit. Kjo tregon, se unë nuk marr në mbrojte asnjë njeri.
Ndërhyn Balla: Pse bën avokatin e tij?
Ristani: Mos më ndërhy kur flas
Balla: Pse bën avokatin e Kalajt?
Ristani: Mos më ndërhy kur flas.
Balla: Thuaj unë kam marrë në mbrojte atë që ka marrë 6 mln euro dhe ia dha shefit tim.
Ristani: Më lër të flas, ndërpritja mikrofonin. Më dhatë fjalën.
Balla: Sa të qetësohet avokati. Komisionit i kërkoj përjashtimin e nënkryetarit (Ristanit) nga mbledhja. Largohet nga mbledhja për dhunë të ushtruar. Nënkryetari është i pirë tapë duhet të largohet nga mbledhja.