Aktualitet Video të politikanëve në “Santa Quaranta”, Hoxha: Ja pse Balilët nuk i...

Video të politikanëve në “Santa Quaranta”, Hoxha: Ja pse Balilët nuk i publikojnë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh në “A2 Sot” se familja Balili, edhe nëse disponon video të politikanëve në kompleksin e tyre turistik, nuk do t’i bënin ato publike.

“Sigurisht që kompleksi turistik që ata kanë është i monitoruar mirë me kamera sigurie. Në momentin që ka folur edhe Manjani më kujtohet që i kam nxjerrë edhe atij një foto që ka qenë në atë kompleks. Për sa kam unë njohuri për Balilët edhe nëse ata i kanë ato video, ata nuk i nxjerrin kurrë.

Ata janë përpjekur të luajnë shumë me disa tipare që nuk e shesin mikun.

Ata thonë se si ka mundësi që kaq shumë politikanë që kanë ardhur tek ne për të pushuar, për të bërë takime, si është e mundur që të gjithë ata na flakën dhe na akuzojnë, bëjnë sikur nuk na njohin, por në fakt është e kundërta dhe të gjithë kanë qenë këtu. Prokuroria u sekuestroi serverin dhe u gjeti pamje.

 Por edhe nëse ato ekzistojnë, ata nuk do t’i nxjerrin kurrë ato pamje, pavarësisht se kush do të jetë pasoja për ta. Edhe pse unë do të doja t’i nxirrnin”, tha Hoxha.