Policia ka rrethuar sot godinën e Teatrit Kombëtar për të nxjerrë jashtë objektet që ndodhen brenda. Por ky veprim i uniformave blu është kundërshtuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të tjerë që qëndrojnë prej kohësh në ruajtje të godinës.
Ata kanë kundërshtuar ndëhyrjen e policisë dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga hapësira e teatrit.
Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndonëse protestuesit dhe policët vijojnë të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.
Për më shumë se një vit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton planin e Qeverisë për prishjen e godinës, për të cilën thonë se është trashëgimi kulturore.