Ne një kohë në seancën e Kuvendit tensionet janë të larta mes mazhorancës dhe opozitës ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputeti të opozitës dhe atij të PS-së.
Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka tentuar t’i gjuajë deputetit të PS, Damian Gjiknuri. Konflikti mes tyre ka vijuar për pak minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e disa deputetëve për t’i ndarë.
Përplasja ka qenë e ashpër me fjalë, ku gjuha e trupit të Halit Valteri ishte mjaft kërcënues, sa në një moment u duk sikur po tenton t’i gjuajë Gjiknurit, por që situatë është qetësuar pas ndërhyrjes së disa deputetëve që ndodheshin aty.
Gjiknuri: Halit Valteri, aksident historik
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri reagoi pas debatit me deputetin e opozitës Halit Valteri.
Sipas tij, Valteri nuk është kërcënuar nga ana e tij, ndërsa e quajti aksident historik.
“Nuk merrem me deklaratat e personave që janë aksidente historike”, tha Gjiknuri.
I pyetur nga gazetarët nëse e kishte kërcënuar deputetin e opozitës, Gjiknuri u shpreh: “Pse duhet ta kërcënoj? Deputetët edhe komunikonjë. Valteri le ta gjejë vendin e vet. Unë nuk e di çfarë qëndrimesh ka.
Më vjen keq që debate për ligjin të kalojë në gjëra personale. Nuk merrem me histori çfarë më tha Valteri, çfarë i thashë Valterit”.
Votimin e sotëm në Parlament të Kodit të ri Zgjedhor, Damian Gjiknuri e quajti sërish një gjë historike.
Përplasja Gjiknuri-Valteri: