Feja nuk është lidhja më e fortë e dy popujve fqinjë si shqiptarët e grekët, por ekziston një vend ku ata luten bashkarisht.
Bëhet fjalë për Teqen e Sulltan Durbalit, e vendosur në Farsala të Greqisë, ku çdo 1 maj shqiptarëve bektashinj, të mbërritur në Greqi kryesisht në vitet ’90 u bashkohen edhe të krishterë grekë.
Videoja në fjalë është realizuar nga Manol Pénicaud.
Ajo u shfaq në Muzeun e Fotografisë në Selanik, në fund të dhjetorit 2017.
Teqeja është një vend ku janë vendosur edhe ikona të besimit orthodhoks.
Ky është një shembull tjetër tolerance që na vjen nga bektashizmi aq i përhapur edhe në Shqipëri.