Kryesore Videoja epike/ Shqiptari thyen makaronat në sy të italianëve

Videoja epike/ Shqiptari thyen makaronat në sy të italianëve

Një video e realizuar ditën e djeshme në Gjermani para ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërinë është bërë virale në rrjet.

Në pamje shihen disa tifozë shqiptarë dhe italianë përballë njëri-tjetrit.

Teksa po brohorasin, një nga tifozët shqiptarë ka marrë një pako spageti dhe i ka thyer para italianëve.

Thyerja e makaronave është një “sakrilegj” për italianët.

Këto pamje janë kthyer menjëherë virale, ndërkohë që reagimi i tifozerisë italiane është epike.

Pamjet janë shpërndarë edhe nga Matteo Salvini.