Pas videos me skenat perverse të efektivit të policisë ndaj një vajze 15-vjeçare ka reaguar Policia e Shtetit, duke njoftuar se është arrestuar menjëherë efektivi.
‘Ne Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë qw është shfaqur nw videon e publikuar ne media. Ai është Berhan Bajrakurti, Specialist i Policimit ne komunitet (SPZ) Gruemire, Komisariati Policisë Malësi e Madhe”, njofton policia.
Punonjësi i policisë e ka marrë vajzën në makinë dhe e ka telefonuar madje ka kryer akte të turpshme në komunikimet virtuale.
Ka qenë vetë vajza ajo që ka filmuar shefin e policisë, në momentet kur ai e ka ngacmuar dhe më pas i ka treguar nënës së saj.
Të dyja bashkë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë, ku dhe kanë treguar gjithçka ka ndodhur.