Një video e filmuar brenda një taksie, që tregon një 19-vjeçar, i cili qëllon me gjakftohtësi tre herë pas shpine shoferin e mjetit, ka tronditur Turqinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari Oguz Erge ka marrë në taksinë e tij një 19-vjeçar. I riu në fund të udhëtimit e pyet se “sa kushton rruga” dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai nxjerr pistoletën dhe e qëllon tre herë.
Para se të largohet ai bën sikur kërkon para në xhep dhe i thotë me sarkazëm ‘221 lira vëlla’. Më pas në video, 19-vjeçari shihet duke u ulur në sediljen e pasagjerit, duke kërkuar para në taksi dhe duke i thënë 44-vjeçarit se “nuk duhet t’iu besojë të gjithëve”.
Ministri turk i Shëndetësisë njoftoi se taksisti 44-vjeçar u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë.
Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.
Siç rezultoi nga hetimet e policisë, 44-vjeçari, kur është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, është dukur i shqetësuar nga fakti se i riu ka qenë i maskuar.
“Jam i sëmurë, prandaj e mbaj veshur”, ka thënë i riu.
Taksisti i ka thënë: “Askush nuk do t’ju marrë në taksi nëse mbani maskë. Por a duhet t’i lëmë njerëzit në rrugë në një mot të tillë? Është acar”.
İzmir’de, soğukta üşümesin diye araca aldığı yolcu tarafından saldırıya uğrayan şoför, 3 kurşunla ağır yaralandı.
Saldırgan, vurduktan “Bazı insanlara güvenmeyeceksin” dedi.
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) February 1, 2024
Në deklaratën e tij të parë, 19-vjeçari dyshohet se ka thënë se nuk ka hyrë në taksi me qëllim grabitjen, por se ajo që ka ndodhur ka ndodhur… spontanisht.