Extra Videoja që po qarkullon në Tiranë, reagon Luana Vjollca: Unë kam zgjedhur...

Videoja që po qarkullon në Tiranë, reagon Luana Vjollca: Unë kam zgjedhur rrugën e punës

Luana Vjollca hodhi poshtë disa aludime në rrjet, në të cilat thuhet se moderatorja shfaqet në një video erotike që po qarkullon përmes WhatsApp-it.

“Është e turpshme që hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në ketë jetë për t’ia dalë. Rrugën e punës,” shkroi Luana në një foto ku zbulon kraharorin dhe tregon se nuk ka tatuazhe.

Çfarë ndodhi?

Ervin Karamuço u shpreh në “Zonë e Lirë” se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime me protagoniste dy vajza të njohura të shoëbiz-it shqiptar. “Janë dy personazhe të shoëbiz-it, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare,” pretendoi ai.

Pse Luana?

Vajza e videos ka pak ngjashmëri me Luana Vjollcën, por ka dukshëm shenja dalluese (tatuazhet) që dëshmojnë se nuk është Luana. Vajza në video është brune. Përpos kësaj, me zhvillimin e teknologjisë, video të tilla mund të realizohen lehtësisht me programet face swap (shkëmbim dixhital i fytyrave).

Nga SPAK tek Vis Martinaj/ Spekulimi me një filmim intim që qarkullon në Tiranë dhe si u baltos një personazh publik