Në seriozitetin e çështjeve që do të diskutohen në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, dhe ngjarjet që ndërkohë po ndodhin në protestën e opozitës, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet më të lehta të takimit.
Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuar dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar ironi se “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lejnë këtë gjë fëmijëve”.
Why politicians shouldn’t dance, and instead leave it to “the kids”, featuring @markrutte & @Xavier_Bettel (who actually has a decent go of it) pic.twitter.com/7BXJ07WsND
— Henry Foy (@HenryJFoy) December 6, 2022