Extra Videoja simpatike: Kryeministri i Holandës dhe ai Luksemburgut… kërcejnë në Tiranë

Videoja simpatike: Kryeministri i Holandës dhe ai Luksemburgut… kërcejnë në Tiranë

Në seriozitetin e çështjeve që do të diskutohen në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, dhe ngjarjet që ndërkohë po ndodhin në protestën e opozitës, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet më të lehta të takimit.

Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuar dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë  kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar ironi se “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lejnë këtë gjë fëmijëve”.