Bota Videoja tronditëse: Përqafimi i fundit i miqve përpara se t’i rrëmbejë rrjedha...

Videoja tronditëse: Përqafimi i fundit i miqve përpara se t’i rrëmbejë rrjedha e ujit në Itali (Video)

Një video tronditëse vjen nga Italia që tregon përqafimin e fundit të 3 miqve përpara se t’i rrëmbente vërshimi i ujit të lumit si pasojë e përmbytjeve.

Patricia Kormos 20 vjeç, shoqja e saj Bianca Doros 23 vjeç dhe i dashuri i kësaj të fundit Christian Molnar 25 vjeç kishin dalë për një shëtitje në brigjet e lumit Natisone në Udine në veri të Italisë.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, lumi u fry në mënyrë të papritur dhe ujërat vërshuan me shpejtësi duke shkaktuar përmbytje.

Të pafat dhe të gjendur në një situatë të vështirë, 3 të rinjtë e kuptuan fundin e hidhur. Në pamundësi për t’ju larguar vërshimeve për shkak se ishin bllokuar, vendosën të përqafojnë njëri-tjetrin.

Nga e majta: Patricia Kormos, Christian Molnar dhe Bianca Doros

Paralelisht po zhvillohej edhe operacioni për shpëtimin e tyre. Ekipi i shpëtimit nuk arriti që t’i nxirrte nga rreziku.

“I pamë duke u zhdukur në ujërat e lumit. Ju hodhëm një litar, por u përpinë nga vërshimet e ujit. U zhdukën para syve tanë”, tha shefi i shërbimit zjarrfikës të Udine, Giorgio Basile.

Tre të rinjtë u panë për herë të fundit gjallë ditën e premte, kur dhe u zhdukën.