Dikur shoqe, sot “armike” me njëra-tjetrën. Bora Zemani dhe Beatrix Ramosja janë dy personazhet më të përfolur të kohëve të fundit dhe aktori Donald Veshaj është “molla e sherrit” midis dy vajzave. Pasi siç e dimë të gjithë tashmë gjatë eksperiencës së tij në Big Brother Vip ai përjetoi një romancë me Beatrix Ramosaj, e cila u konsiderua si një tradhti ndaj moderatores, Bora Zemani.
Gjatë emisionit të fundit të Përputhen Bora ka përmendur emrin e Beatrix në emision. Edhe pse e gjitha ishte një lapsus, ai moment u bë viral në rrjet.
Ndërsa po prezantonte takimin e Rrushes dhe Kristos, Bora në një moment në vend që të thonte Kristo tha Trix.
Është e qartë që kjo histori është me interes akoma për publikun, dhe çdo detaj i vogël nuk iu shpëton ndjekësve.
Jo më larg se ditës së djeshme, vajzat ishin kryefjala e mediave, për shkak të postimeve të tyre. Ishte Bora e para që bëri lëmsh rrjetin duke njoftuar se do të publikonte këngën e saj më të re “Nuk jam si ti” në orën 20:00. Menjëherë pas postimit të saj reagon dhe këngëtarja kosovare edhe ajo me një postim me këngën e saj më të re “As une si ti” që do të lançohej në të njëjtën orë.
Gjithë kjo situatë u konsiderua në rrjet si një kunj për njëra-tjetrën. Mirëpo ndryshe nga Trixa, Bora më pas njoftoi se e gjitha kjo ishte një “gënjeshtër për 1 Prillin”.