Extra Videoja virale: Si u ngjit qeni në majë të Piramidës së Gizës?

Videoja virale: Si u ngjit qeni në majë të Piramidës së Gizës?

Qeni ne piramidën e Gizes

Një video virale po bën xhiron e rrjeteve sociale. Një qen është filmuar nga një parashutist në majë të Piramidës së Gizës në Egjipt.

Filmimi është bërë nga Alex Lang, i cili po bënte xhiro turistike me parashutë mbi piramidat e Egjiptit, pasi ngjitja është e ndaluar.

Por teksa po bënte turin, ai vuri re një qen mbi Piramidën e Gizës, të cilin e filmoi.

Ai thotë se qeni ishte duke iu lehur zogjve.

Por pyetja që nuk ka marrë përgjigje është fakti se si qeni mundi të ngjitej në piramidën 146 metra të lartë, më e madhja, dhe që është e ndërtuar nga blloqe të mëdha guri.