Kryesore VIDEOT ME AKUZAT/ Si nisi përplasja mes Saimir Kodrës dhe Joleza Kokës

VIDEOT ME AKUZAT/ Si nisi përplasja mes Saimir Kodrës dhe Joleza Kokës

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video e cila tregon se si Joleza Koka, ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, gjatë kohës që punonte si këshilltare në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, është paguar pa shkuar as edhe një ditë në punë.

Në pamjet filmike që emisioni investigativ publikoi, tregohen dëshmitë e punonjësve pranë kësaj ministrie, të cilët shprehen se Jolezën nuk e kanë parë të vinte asnjë ditë në punë, edhe pse paguhej çdo muaj.

Përplasja

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka përpara disa ditësh sulmoi drejtuesin e programit “Stop” Saimir Kodrën, duke e akuzuar për thyerje të etikës televizive dhe përdorimit të gjuhës ofenduese.

Joleza Koka ka nisur edhe një peticion për çështjen në fjalë, madje është ankuar te Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të cilët kanë ndërhyrë për fshirjen e emisionit të asaj date në Youtube.

Dy ditë më parë ish-kryetarja e FRESSH-it e akuzoi Saimir Kodrën si misogjin. Dhe për këtë ajo ishte nisur nga mënyrë se si Sajmir Kodra i drejtohej dy velinave të emisionit me fjalët kafshë duke i trajtuar ato si dy copa mishi që nuk njohin as peshën e fjalëve të shqipes.

Joleza e ripostoi në Facebook videon me këto fjalë të rënda (të cilën Klan e kishte zhdukur nga YouTube.


Si hakmarrje, emisioni “Stop” publikon një skandal me përmasa edhe më të mëdha se çështja parimore e Jolezës.

Saimir Kodra u shpreh se ndaj saj së shpejti do të ngrihet edhe një padi për vjedhje, pasi dy vite “punë” Joleza nuk denjoi të paraqitej as në zyrë.