Një pikturë e artistit të njohur holandez, Frans Hals u vodh për herë të tretë nga një muze në qytetin e vogël Leerdam edhe pse siguria ishte rritur për shkak të grabitjeve të mëparshme.
Por mesa duket masat nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar hajdutët e artit, për të vjedhur sërish tablonë “Dy djemtë e qeshur”, të cilët hapën derën e pasme të muzeut dhe dolën prej aty pa lagur.
Frans Hals, një nga Mjeshtrat e Vjetër të Epokës së Artë Holandeze, e pikturoi veprën e tij në vitin 1626.
Detektivi Arthur Brand tha se ai besonte se piktura ishte “vjedhur me porosi”. “Është shumë e vështirë të sigurosh muzetë e vegjël pasi kushton shumë para”, tha ai.
Tabloja “Dy djem e qeshur” u vodh për herë të parë në 1988 së bashku me një vepër të Jacob van Ruisdael. Të dy pikturat u gjetën tre vjet më vonë.
E njëjta pikturë u vodh sërish nga muzeu “Hofje van Mevrouë van Aerden” dhe u gjet gjashtë muaj më pas.