Aktualitet Vidhte bizneset me pistoletë lodër, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (Video)

Vidhte bizneset me pistoletë lodër, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (Video)

Policia e Durrësit arrestoi një 28-vjeçar, i cili vidhte me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, biznese të ndryshme në qytetin bregdetar.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Sh. Z., banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Ky burrë ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, dy subjekte të ndryshme. Më datë 17 korrik, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë; më datë 18 korrik, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.