Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës nën akuzën e vjedhjes së makinave dhe motorëve, në një mënyrë tepër të pazakontë.
Në kuadër të operacionit “Karrotreci” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Eduard Bardho, 38 vjeç, i cili dyshohet për disa raste vjedhjesh automjetesh në kryeqytet.
Bardho dyshohet se duke përdorur një karrotrec ka vjedhur, mjetin e shtetases T. N. ndërsa disa ditë më vonë, po në të njëjtën mënyrë ka marrë dhe një motor në pronësi të A.H.
Për këta ngjarje nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç i cili bleu nga E.B. motorin e vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.