Aktualitet Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve, në pranga 41-vjeçari në...

Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve, në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin me inicialet A. P. pasi akuzohet se vidhte portofola dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.

Sipas policisë, 41-vjeçari kishte qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Blutë kanë dokumentuar 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky person gjatë ditëve të fundit ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.