Sport Vieri: CR7 nuk ka mbaruar. Conte bëri kthesën me dy lëvizje

Vieri: CR7 nuk ka mbaruar. Conte bëri kthesën me dy lëvizje

Bobo Vieri, ish-lojtar i Juventusit, Interit dhe Milanit, dha një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”. Ja disa nga deklaratat e tij:

Për Juventusin: “Kur fiton 9 tituj radhazi të kampionatit, herët a vonë humbet. Mund të kishte ndodhur vitin e kaluar, ose një tjetër, por po ndodh tani me Pirlon. Lojtarët dhe bota e Juventusit duhet të mendojnë për të ardhmen. Lojtarët e së ardhmes janë, nga Chiesa te Kulusevski, Bentancur, McKennie, De Ligt, Demiral, Arthur. Ata po e humbasin këtë kampionat edhe me Cristiano Ronaldon. Interi është shumë i fortë”.

Në lidhje me Pirlon dhe projektin “Ronaldo”: “Unë ende e shoh Pirlon në stolin bardhezi. Nuk mund të bëhesh mjeshtër vetëm pas një viti përvojë, kjo është normale. Duhet t’i japin kohë, Juve nuk mund të ndryshojë tre trajnerë në tri sezone. Projekti “Ronaldo”? Jo, nuk dështoi. Juventusi mori një lojtar, jo një ekip. Shihni Messin… Barcelona nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve prej 6 vitesh; Manchester City dhe PSG nuk kanë lënë ende gjurmë të vërteta në futbollin europian”.

Mbi titullin në Serie A: “Juve nuk do ta fitojë këtë ‘Scudetto”. Interi është më afër dhe i vendosur, ashtu si Milani. Loja e “Djallit” është shumë e bukur, gjithçka mund të ndodhë brenda 10 javësh kampionat”.

Për Milanin: “Sot Milani është prapa Interit me gjashtë pikë, pra dy ndeshje. Është mirë të besosh te kuqezinjtë pas ndeshjeve të shkëlqyera në Manchester dhe Firence. Ata meritojnë të jenë aty, një hap më poshtë kreut. Tani që Pioli do të ketë më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen tjetër, do të shohim disa të mira”.

Për Ibrahimoviç: “Unë thashë se ai do të shënonte 20 gola. Tani është në kuotën e 15 golave, por nuk ka luajtur 13 ndeshje. Në Itali shikojnë vetëm moshën, që të gënjen në disa raste. Pse një 39-vjeçar duhet ta lërë futbollin, nëse është mirë?”

Në lidhje me Interin: “Nuk luan gjithmonë futboll të qartë dhe spektakolar, por edhe fitoret e pista peshojnë. E tillë ishte fitoja ndaj Atalantës. Ne do të shohim pas këtij pushimi, për shkak të kombëtareve, se çfarë do të ndodhë”.

Për Perisic dhe Eriksen: “Për fat të mirë, Conte e kuptoi se ishte gabim. Ishte një veprim vendimtar për t’i rikthyer ata në lojë, për ta transformuar këtë Inter dhe për të synuar fitimin e titullit”.

Kush luan më mirë në Itali: “Unë mendoj se Atalanta e Gasperinit është më e mira. Ka shpejtësi, agresion dhe forcë. Tani që do të luajë një herë në javë (pas eliminimit nga Champions-i) do të shkëlqejë edhe më shumë”.

Për dështimin në Champions: “Atalanta dhe Lazio, sinqerisht nuk mund të konkurrojnë me Real Madridin dhe Bayernin. Juventusi dhe Interi duhej të bënin më mirë. Loja është shumë e rëndësishme në Europë. Topi i gjatë dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë… nuk është më e mirë. Ju duhet të ndërtoni nga mbrojtja, edhe nëse cilësitë nuk e lejojnë këtë. Ne duhet të mësojmë”.

Mbi ekipin kombëtar: “Mancini po bën një punë të jashtëzakonshme. Tani kanë filluar të thonë se duhet fituar Kampionati Europian. Nuk është e lehtë kur luan kundër ekipeve si Franca, Gjermania, Belgjika, Spanja, Portugalia…, rivalë shumë të fortë. Megjithatë, Italia ka cilësi dhe lojtarë shumë fleksibël për kauzën. Nuk duhet të ushtrojmë presion mbi këta djem dhe trajnerin. Hendeku sigurisht që është ngushtuar me rivalët e tjerë”.