Aktualitet Vigjilja e Pashkës, kryeipeshkvi Dodaj: Më shumë kujdes për rininë

Vigjilja e Pashkës, kryeipeshkvi Dodaj: Më shumë kujdes për rininë

Në mesazhin e tij tradicional në vigjilje të Pashkës, kryeipeshkvi Arjan Dodaj vuri theksin tek krijimi një shprese për të rinjtë, për të cilën kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore dhe sociale.

“Jemi të thirrur të vihemi në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë që së bashku të dimë të gjejmë udhë dhe metodologji të reja që të mbjellim në ta entuziazmin për t’u bërë bashkëndërtues të së ardhmes që i përket vendit tonë”.

Dodaj u ndal edhe tek zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për të cilën tha se nuk duhet lejuar të krijojë tekno-njeriun.

“Sa e domosdoshme është të vigjilojmë që inteligjenca artificiale, rrjetet sociale, portalet e ndryshme të mos bëhen instrumente që baltosin dinjitetin dhe mirësinë e njerëzve duke krijuar përçarje e kështu institucionet përkatëse të krijojë rregulla të përshtatshme që i vënë ato në shërbim të së mirës së përbashkët”.

Pashkët katolike kulmojnë në mesnatë.

Këtë të shtunë u krye edhe riti i bekimit të ushqimit në katedralen katolike në Tiranë, por edhe në atë të Lezhë dhe Shkodrës. Një mesazh përcolli edhe Dom Ernest Simoni, Kardinali shqiptar nga Vatikan.