Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në TV Klan ishte këngëtarja e njohur Vikena Kamenica. Ajo u shpreh se filloi një lloj izlomi në vetvete, që kur situata nga pandemia filloi të përkeqësohej në Itali.
Në lidhje me marrëdhënien me bashkëshortin tani që kanë më shumë mundësi të qëndrojnë bashkë, Kamenica u shpreh se po rinjihen edhe njëherë, si në fillimet e bashkëjetesës së tyre.
Vikena Kamenica: Unë personalisht e kam jetuar që ditën e parë kur filluan lajmet e para për Italinë, kur dolën të infektuarit e parë në Itali dhe atje e ndjeva që kjo gjë do afronte. Në momentin që ti e ke kur themi ne, e ke tek gardhi i shtëpisë, do të thotë që kjo është nga ato situata, që ty do të afrojë dhe dashur pa dashur ti do prekesh. Unë me thënë të drejtën kam filluar një lloj izolimi në vetvete, që kur filloi në Itali, duke mos e ditur se sa ishim ne të prekshëm. Mund të them që personalisht kam mbi një muaj që kam një lloj izolimi dhe reduktimi të jetës time të përditshme, ndryshe nga ritmi që kam bërë.
Mirela Milori: Dua të ndalem tek ky momenti bashkëshortor, kaq shumë ditë bashkë.
Vikena Kamenica: Si ato fillimet tona kur filluam të bashkëjetonim, para se të vinte dhe Krisa në jetë, që ishte dhe ajo njohja e parë. Normalisht ritmi i jetës duke ardhur dhe fëmija ndryshon komplet dhe tani duket sikur po rinjihemi edhe njëherë, pas 15 vjetësh. Por jemi organizuar mirë, duke qenë dhe të dy muzikantë, neve ditën e kemi me një ritëm tjetër në familjen tonë. Muzika, ai studion, unë studioj dhe vajza ka dhe ato mësimet online.